Në ceremoninë e vlerësimit të poetit Xhevahir Spahiu, Presidenti Ilir Meta ka thyer protokollin dhe ka treguar lidhjen e veçantë me Xhevahir Spahiun, për të cilin tha se ka meritën pasi e futi kreun e shtetit në politikë në 1992.
Meta tregoi se socialistët e futën si deputet në zonën e Skraparit, pasi nuk pranonte askush të kandidonte.
Ilir Meta: Meqë protokolli u thye, po e thyej dhe unë. Ne kemi lidhje të veçantë, nëse disa nga ju më pëlqejnë mua nëse disa jo kjo është merita apo përgjegjësia e Xhevahir Spahiut se unë asnjëherë nuk kisha ndërmend të bëhesha deputet apo ti hyja jetës politike. Në 1992 iu luta Xhevahir Spahiut që të kandidonte në zonën e Skraparit nga vijmë të dy. Ai nuk pranoi, kështu që socialistët si specialista që ishin më futën mua aty me idenë që zgjidhu ti tani në 92 se nuk pranonte njeri e pastaj vazhdo ikë jashtë shtetit për studime e kështu me radhë. Kështu që Xhevo faleminderit për ato privilegje që unë kam patur në jetën politike sepse të jesh deputet është privilegj, por edhe për ato taksirate që kam patur.
Diskutime rreth kësaj post