Presidenti Ilir Meta, gjatë vizitës së tij në Kosovë, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn.
Në postimin e tij në “Facebook”, Meta shkruan se gjatë bisedës me Haradinajn ndanë mendimin se Shqipëria dhe Kosova, e meritopjnë integrimin në familjen e madhe Erupiane.
Postimi i Metës:
“Me Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ish-Kryeministrin, Ramush Haradinaj takimet janë përherë vëllazërore. Zhvilluam një bisedë të hapur në Prishtinë për rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve tona, në dobi të qytetarëve tanë. Ndamë të njëjtin vlerësim se Shqipëria dhe Kosova meritojnë të kenë vendin e tyre në familjen e kombeve europiane dhe se përparimi ynë drejt BE duhet të jetë një mision parësor dhe i palëkundur”, shkruan Meta.
Diskutime rreth kësaj post