Në daljen e tij të përjavshme përpara mediave, Presidenti Ilir Meta bëri thirrje për kujdes për koronavirusin. Meta i kërkoi qeverisë reflektim, ndërsa u shpreh se është e domosdoshme zbatimi i protokolleve.
“Tërheq vëmendjen ndaj të gjithëve për të mos humbur përqendrimin në përballimin më efikas të pandemisë, pasi shtimi i rasteve të qytetarëve dhe numrit të viktimave kërkojnë urgjentisht një reflektim nga të gjithë, nga institucionet, qeveria, opozita, sipërmarrjet dhe çdo qytetar.
Është e domosdoshme një strategji e re, me protokollet e mirëpërcaktuara dhe për të vënë në kontroll përhapjen në rritje të kësaj pandemie.
Është i domosdoshëm një komunikim efikas me vendet fqinje për të shkëmbyer informacione në kohë reale me qëllim që kjo strategji të na mundësojë daljen sa më të sigurt dhe të shpejt nga kjo situatë”, – tha Meta.
Diskutime rreth kësaj post