Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka dekretuar emërimin e Gazmend Barbullushi, ambasador në Mbretërinë e Spanjës, rezident, si dhe në Mbretërinë e Marokut, në Republikën Islamike të Mauritanisë dhe në Principatën e Andorrës, jorezident.
Vendimi është marrë gjatë ditës së sotme nga presidenti Meta.
Propozimi i Barbullushit si ambasador në Spanjë është bërë nga kryeministri Edi Rama.
Ambasada e Shqipërisë në Spanjë kishte muaj pa kreun e saj, ndërsa ishte vetëm i ngarkuari me punë.
Gazmend Barbullushi vjen nga një karrirë e gjatë në diplomaci, ku së fundmi ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme.
Diskutime rreth kësaj post