Presidenti Ilir Meta ka dalë komplet nga roli i tij si president. Ai ka ftuar sërish kryeministrin Edi Rama për debat publik.
“Unë, në çdo kohë që ai është gati, të vijë unë e mirëpres. Në çdo kohë edhe nëse më fton në një studio tjetër. Mjafton që zoti Rama të vij dhe të pranoj ftesën për këtë debat”, thekson ai.
Deklarata e Metës:
“Jam i lumtur që më në fund erdhi dita, ku populli shqiptar të shkojë në kutitë e votimit dhe ku të marrë sovranitetit e tij në dorë. Populli shqiptar do tregojë se është popull shqiponjash dhe jo sorrash. Edi Rama është një Kryeministër në largim. Ai e mban këtë detyre deri sot ne ora 00:00. Ne ora 00:00 ai e mbyll detyrën e tij. Pas kësaj ore ai nuk është me Kryeministër, por thjesht një kujdestar.
Edi Rama që nga sot është kujdestar, ai e ka mbyllur mandatin. Pjesa tjetër pastaj janë thjeshtë procedura dorëzimi i ambienteve që janë për t’u përdorur nga Kryeministrit i ardhshëm. Ambasada Amerikane është për zgjedhje të lira dhe të ndershme, Rama thjesht flet në emër të tyre. Ai është një mashtrues dhe një intrigant dhe mbetet thjesht gruaja e Bilalit”, theksoi Meta.
Diskutime rreth kësaj post