Partia Socialiste e Shqipërisë ka iniciuar një kërkesë për shkarkimin e presidentit të vendit, Ilir Meta. Sipas PS-së, Presidenti Meta përpara dhe gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit “ka kryer veprime në kundërshtim me Kushtetutën”.
Mirëpo gazetari Bledian Koka i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Spotlight’ u përpoq që t’i justifikonte këto veprime të Presidentit Meta.
Sipas gazetarit, veprimet e presidentit Meta janë të justifikueshme teksa janë kryer nga një president i vetëdijshëm.
Bledian Koka: Unë mendoj, jo kundër Partisë Socialiste, por ka folur kundër një sekti që është ‘Rilindja’, e cila në 8 vitet e fundit e ka marrë peng Shqipërinë dhe me mënyrën se si e sundon atë, si e keqqeveris atë, si abuzon me pushtetin, vetëm një president i vetëdijshëm për rolin që ka, pozicionin që ka do të bënte atë që ka bërë Ilir Meta duke dalë deri edhe duke bërë thirrje publike për një revolucion, për përmbysjen e këtij lloj regjimi, jo për shkatërrimin e Partisë Socialiste.
Fatos Klosi: Jemi pas zgjedhjeve o burrë… E di ti që kanë mbaruar zgjedhjet? Po shkon shumë larg.
Diskutime rreth kësaj post