Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbian Mazniku diskutoi mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Spotlight’ për përplasjen e Presidentit Ilir Meta me policinë bashkiake në zyrat e FRD-së.
Mazniku u shpreh se presidenti Meta ka kapur punonjës me duar e më tej shton se edhe ai që dëgjohet duke sharë në video.
Debati:
Arbian Mazniku: Unë nuk shoh një njeri aty nga stafi i bashkisë, apo nga Policia Bashkiake, të cilët janë të gjithë duke zbatuar detyrën në një hapësirë e cila është e Bashkisë Tiranë, jo e FRD-së. Hapësira e FRD-së gjendet në kat të tretë. Vendi ku bëhet sherri dhe njerëzit që kap me duar, Presidenti i Republikës, personalisht me duar, ky “i rrezikuari i jetës”, është në zyrë të bashkisë. Ata njerëz janë në punë.
Alban Dudushi: Nuk janë njerëz që kanë vajtur për të ekzekutuar urdhrin bashkiak
Bledian Koka: Presidenti e shikon që ka një konflikt mes dy personazh dhe shkon e tërheq atë tjetrin që të mos dhunohet ai personi i bashkisë…
Arbian Mazniku: Ju lutem, se e kemi parë videon të gjithë me sy… ai shkon…
Bledian Koka: Mos gënje sy për sy të paktën!
Diskutime rreth kësaj post