Presidenti i SHBA Joe Biden, bëri një gafë tjetër gjatë një fjalimi në Filadelfia, ku kishte shkuar të mbështeste kandidatin demokrat John Fetterman, sipas Daily Mail.
Presidenti 79-vjeçar, u tha të pranishmëve se administrata e tij ka përmirësuar kujdesin shëndetësor, duke shtuar se ai kishte udhëtuar në 54 shtete për të ndaluar kompanitë farmaceutike që të rrisin çmimet e ilaçeve.
Shtimi i 4 shteteve është rasti i fundit në një varg të gjatë gafash që ka vijuar të ngrejnë shqetësime për shëndetin e Joe Biden, i cili është presidenti më i vjetër në historinë e SHBA-së
Ai gjithashtu, shqiptoi gabimisht emrin e kryeministrit të ri të Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak kur foli për të në një ngjarje Diwali, duke e quajtur atë ‘Rashee Sanook’.
Pavarësisht këtyre shqetësimeve, Biden ka këmbëngulur se do të kandidojë për një mandat të dytë në vitin 2024.
Diskutime rreth kësaj post