“Humbja” e Shteteve të Bashkuara në Afganistan duhet të shihet si një mundësi për të “ringjallur jetën, sigurinë dhe paqen” në vend, tha Presidenti i Iranit Ebrahim Raisi. Në një bisedë telefonike me ministrin e jashtëm, presidenti i Iranit tha se inkurajon të gjitha grupet në Afganistan të bashkëpunojnë drejt unitetit kombëtar.
“Irani beson se vullneti i njerëzve në Afganistan ka krijuar gjithmonë siguri dhe stabilitet”. “Ndërsa po monitorojmë me vëmendje zhvillimet në vend, Irani është i angazhuar për marrëdhëniet fqinjësore.”
Të dielën, pasi talebanët morën Kabulin, ministri i jashtëm reagoi menjëherë.
“Shpresojmë se do të ketë dialog dhe një tranzicion të qetë të pushtetit në Afganistan,” – tha Zarif në një postim në Twitter, duke shtuar se dhuna, lufta dhe okupimi nuk i zgjidhin kurrë problemet.
Ministria e Jashtme e Iranit njoftoi të dielën se kishte reduktuar praninë e saj diplomatike në Afganistan, me vetëm disa punonjës që ndodhen momentalisht në ambasadën e saj në Kabul.
Diskutime rreth kësaj post