Presidenti Ilir Meta është përfshirë në një rast të paprecedent, duke u përplasur me Policinë Bashkiake, e duke hyrë me forcë në zyrat e FRD-së. Kjo sepse sipas Metës, kërkesa e Bashkisë që FRD-ja të lirojë zyrat është me prapavijë politike. Meta është përballur fizikisht me policët dhe zyrtarin e Bashkisë, madje edhe i ka kërcënuar ato duke i thënë që “të largohen ose do i çojë në burg me duart e tij”.
Për analistin Frrok Çupi, Meta ka kryer vepër penale pasi ka kërcënuar policët. Çupi përmend ligjin se FRD nuk mund të përdorë më ato zyra.
“Sipas meje Meta ka kërcënuar policët, ka kryer vepër penale. Sipas ligjit FRD nuk mund ti përdorë më ato zyra”, tha ndër të tjera Çupi për Report Tv.
Diskutime rreth kësaj post