Presidenti i nderit i ‘Vatrës’ në SHBA, Agim Rexha, gjatë fjalës së tij në Foltoren që po mbahet me shqiptarët në Amerikë, i ka bërë thirrje kreut në detyrë të PD, Lulzim Basha që ti bashkohet Kuvendit më 11 dhjetor.
Deklarata e Rexhës:
‘I bëj thirrje dhe lutje Lulzim Bashës nga SHBA, që të respektojë vullnetin e shumicës së demokratëve dhe të marrë pjesë në kuvendin e 11 dhjetorit, përndryshe të japë dorëheqje të menjëhershme. Ne nuk duam të ndodhë me PD-në ajo që ndodhi me LDK-në pasi Rugova ndërroi jetë. Ne duam një PD të fortë dhe një PD e fortë është Shqipëria demokratike, Kosova më e fortë, shqiptarët në të gjitha viset që janë, më të fortë. Prandaj të lutem zoti Basha në datën 11 dhjetor bashkëngjitu Kuvendit ose jep dorëheqjen’, u shpreh Presidenti i ‘Vatrës’, Agim Rexha.
Diskutime rreth kësaj post