Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas takimit në Tiranë me kreun e qeverisë Edi Rama dhe atë të Maqedonisë Zoran Zaev. Vuçiç zbulon se gjatë takimit është vendosur që Samiti i radhës të mbahet në Beograd në fund të Janarit.
Vuçiç shkruan:
“Tirana ka arritur marrëveshje konkrete për bashkëpunimin midis Serbisë, Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë. Takimi tjetër do të jetë në Beograd në fund të janarit, do të jetë një takim historik për shkak të asaj që do të përfundojmë deri atëherë me kryeministrat e Maqedonisë Veriore dhe të Shqipërisë, Zoran Zaev dhe Edi Rama”.
Diskutime rreth kësaj post