Zgjedhja e presidentit të ri beri bujë të madhe në media si para si pas zgjedhjes. Fatbardh Kadilli ka komentuar procesin e zgjedhjes së presidentit të ri nga mazhoranca. Kadilli tha se kryeministri, Edi Rama propozoi në momentin e fundit emrin e presidentit të ri dhe se konsultimi politik për zgjedhjen e presidentit ishte farsë dhe lojë e Ramës.
“Gjëja që më shqetëson nuk është individi, se cili është. Ajo që më shqetëson është se ka brenda një cen shumë të madh.
Konsultim politik për zgjedhjen e presidentit ishte farsë, ishte një lojë e Ramës. Edhe dorëheqja e Begajt nga posti i shefit të shtabit të Forcave të Armatosura u dha në sekondën e fundit.
Gjithë procesi ishte kot, nga 100 emrat që u tall dynjaja, Rama zgjodhi atë që nuk e njeh askush. Ne nuk e njohim fare atë. A do jetë ai njeri që do ti rezistojë presionit të qeverisë. Ai ka firmosur kalimin e pronave në interes të biznesit. Presidenti duhet të jetë garant për të mbrojtur moralin e vendit.
Sot akoma, Bajram Begaj nuk ka dhënë një intervistë, që të shprehet, që ne të dimë pozicionet e tij politike. Begaj është një njeri që i është nënshtruar qeverisë”, tha Fatbardh Kadilli i ftuar në studion e Abc Live.
Bajram Begaj u zgjodh të shtunën e 4 qershorit, president i Shqipërisë me 78 vota të deputetëve të Kuvendit.Në votimin e tij në Kuvend morën pjesë 83 deputetë, prej të cilëve katër ishin kundër dhe një abstenoi. Pjesa më e madhe e opozitës nga Partia Demokratike bojkotoi seancën.
Diskutime rreth kësaj post