Kandidati i pavarur shqiptarë, Bleri Reka, pas rezultatit të djeshëm në zgjedhjet për president në Maqedoninë e Veriut, duket se do të jetë së bashku me përkrahësit e tij (Aleanca e shqiptarëve), që do të përcaktojnë emrin e ri të presidentit të këtij vendi. Sipas rezultateve të deri tanishme në raundin e parë kryesues është kandidati maqedonas Stevo Pendarovski i ndjekur nga Gordana Siljanovska. Ndërsa Blerim Reka, i vetmi kandidat shqiptar ka udhëhequr në komunat me shumicë shqiptare.
Sipas rezultateve të dala nga KSHZ-ja Perandovski (LSDM, BDI e shqiptarëve dhe rreth 30 parti të tjera) doli më i votuari me rezultat 42,68%, ndërsa pas tij u rendit Siljanovska (VMRO-DPMNE), e cila arriti të grumbullojë 42,55% të votave. Ndërkohë kandidati shqiptar Blerim Reka mori gjithsej 10,43 % të votave të numëruara.
“Ne jemi shumë të kënaqur. Në të gjitha komunat shqiptare udhëheqim ne, ndërsa në të gjitha komunat maqedonase kemi marrë vota. Maqedonia do të jetë një shtet i të gjithëve. Ne menduam se në një shtet që e quajtëm të kapur, menduam se mund të krijojmë një shtet, por nuk e menduam se mund të kishte dhe elektorat të kapur”, deklaroi Reka pas përfundimit të procesit zgjedhor.
Presidenti në Maqedonin e Veriut mund të zgjidhet në raundin e parë, nëse ndonjëri nga kandidatët merr mbi 900 mijë vota, por deri më tani asnjë president nuk është zgjedhur në rrethin e parë për shkak të numrit të madh të votave që duhet të merr. Dy kandidatët që sigurojnë numrin më të madh të votave shkojnë në balotazh me 5 maj. Pikërisht në këtë ditë, orientimi i votuesve të Rekës do të përcaktojë edhe emrin e fituesit të postit të presidentit të ri në Maqedoninë e Veriut.
Deri në mesnatën e sotme pritet që KQZ të dalë me rezultatet e para jozyrtare nga votimi i 21 prillit për zgjedhjet presidenciale në Maqedonin e Veriut.
Zgjedhjet po mbikëqyren nga një numër i madh i vëzhguesve vendor dhe ndërkombëtarë.
Diskutime rreth kësaj post