Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli është takuar sot me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën. Përmes një postimi në twitter, Sassoli ka bërë me dije se gjatë këtij takimi ai i ka shprehur mbështetje të palëkundur Nikollës për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Deklarata e Sassolit:
“Diskutim i mirë sot me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikollën. Unë përsërita mbështetjen e palëkundur për negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të filluar pa vonesë. Parlamenti do të jetë gjithmonë një zë për Ballkanin Perëndimor në BE.”, shkruan ai.
Diskutime rreth kësaj post