Emmanuel Macron vlerësohet me çmimin ndërkombëtar “Karli i Madh” për vitin 2018, pёr merita nё Unitetin e Europёs. Çmimi i qytetit te Aachen iu dha kreut të Elizesë për “Vizionin e një Europe tё re dhe rithemelimit të projektit europian”.
Ndërkaq kreu i drejtorisë së çmimit “Karli i Madh”, Jurgen Linden përmendi momentin kur presidenti i sapozgjedhur i Francёs në muzeun e Luvrit nuk këndoi himnin kombёtar Marsejezën, por himnin europian.
Me kёtё, sipas tij, Macron, ka nënvizuar ankorimin e Francёs nё Bashkimin Europian. Emmanuel Macron është presidenti i Francёs qё nga maji 2017. Me lëvizjen e tij politike “En Marche” ai hyri nё garёn presidenciale dhe fitoi balotazhin ndaj Marine Le Pen tё Front National e ekstremi tё djathtë.
Çmimi “Karli i Madh” konsiderohet si vlerësimi mё i rëndësishëm pёr meritat pёr Bashkimin Europian. Pёr herё tё parё ky çmim është akorduar nё vitin 1950. Dorëzimi i çmimit bёhet mё 10 maj, ditёn e inaugurimit tё Bashkisë sё Aachen.
Diskutime rreth kësaj post