Në Tiranë është mbajtur Ministeriali Ministrave të Ekonomisë, pjesë e Procesit të Berlinit që do të zhvillohet më 26 shtator në Tiranë.
Ka marrë pjesë edhe Olivier Becht, ministër për tregtinë e Jashtme dhe francezët jashtë vendit i cili në një intervistë për Top Channel tregon synimin e vizitës dhe se si Franca synon thellimin e bashkëpunimit ekonomik me vendin tonë.
Ai gjithashtu konfirmoi vizitën e Presidentit Macron në Tiranë.
Olivier Becht: Po kjo është vërtet vizita ime e parë në Shqipëri dhe jam shumë i lumtur të jem këtu pothuajse një muaj para vizitës së Presidentit të Republikës Emmanuel Macron, i cili do të vijë në kuadrin e samitit të procesit të Berlinit. Është nder për mua të takoj autoritetet shqiptare dhe të punojmë së bashku për të afruar edhe më shumë dy vendet tona, Francën dhe Shqipërinë. bjektivi i vizitës sime është të rritet prania franceze. Fatkeqësisht Franca, në dhjetëvjeçarët e fundit nuk ka qenë shumë e pranishme në Ballkan dhe ka investuar më pak se vendet e tjera si Gjermania, Italia, Austria, ose vende të tjera si Turqia që kanë investuar shumë në vendet e Ballkanit. Presidenti Emmanuel Macron që në vitin 2019 ka miratuar strategjinë për Ballkanin Perëndimor. Unë kam ardhur me një delegacion ndërmarrjesh franceze me synim që të rriten investimet në Shqipëri.– tha ai.
Diskutime rreth kësaj post