Presidenti Erdogan bind një qytetar të heqë dorë nga vetëvrasja
Stamboll, 25 dhjetor – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, mundësoi që një person të hiqte dorë nga akti i vetëvrasjes pasi po tentonte të hidhej nga ura e Bosforit në Stamboll, raporton Anadolu Agency.
Sipas informacioneve nga burimet presidenciale mësohet se Erdoğan ka ndaluar automjetin e tij zyrtar dhe ka mundësuar të pengojë këtë akt të vetëvrasjes.
Personi në fjalë pasi ka dëgjuar që Presidenti Erdoğan është interesuar me këtë problem ai i ka dhënë fund aktit për tu hedhur nga ura dhe është afruar drejt automjetit zyrtar të Presidentit Erdoğan.
Personi i cili ka deklaruar se ishte nga qyteti Siirt dhe se ishe në krizë për shkak të problemeve familjare, më pas ai ka falënderuar Presidentin Erdoğan.
Ndër të tjera theksohet se Presidenti Erdoğan pasi ka dëgjuar problemet e qytetarit ka dhënë udhëzimet ndaj autoriteteve që të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve të tij.
Diskutime rreth kësaj post