Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, në fjalën e mbajtur në parlament akuzoi Presidentin Meta se bën sikur shqetësohet për Policinë e Shtetit, pasi në të vërtetë takon ish-policë që janë larguar nga Policia, për shkak të problemeve që kanë pasur.
Po ashtu, Balla u shpreh se Meta duhet të mos bëjë më politikë me dekrete presidenciale.
“PD bën politikë me numrin e të vdekurve. Kurrë shqiptari nuk e ka zakon që të bëjë politikë me të vdekurit. PD ka humbur vlerat njerëzore dhe humane. Për Spitalin e Laçit, shteti shqiptar ka gjetur fondin. Qeveria ka gjetur fond për rindërtimin e Spitalit të Laçit. PD ka humbur busullën në raport me qytetarët. Dua t’i kthehem ligjit të Policisë së Shtetit. Ky ligj është diskutuar prej kohësh.
Ilir Meta natën takohet me ish-polic ose policë që janë larguar për shkak të problemeve që kanë pasur, sot merr përgjigjen se ne kemi rezultatet më të mira të Policisë së Shtetit. Meta të heqë dorë të bëjë politikë me dekrete presidenciale. Është e turpshme që kryetari i shtetit kritikon Policinë e Shtetit. Është e patolerueshme që Meta vonon buxhetin e shtetit. Duke vonuar buxhetin, vonon qeverinë që është gati për të blerë vaksinat dhe për të bërë ballë pandemisë”, – tha Balla.
Diskutime rreth kësaj post