Presidenti Ilir Meta i ka akorduar pas vdekjes Agur Vrenozit “Dekoratën e Artë të Shqipërinjës”.
Motivi, sipas dekretit të kreut të shtetit, është për aktin e tij vetmohues në mbrojtje të jetës së bashkëqytetarëve; për veprimin heroik e sublim, frymëzues për mbarë shoqërinë për të reaguar në përballjen me dhunën, krimin e rrezikun për jetën, paqen sociale, pronën e sigurinë qytetare.
Vrenzoi humbi jetën në përpjekje për të ndihmuar bashkëqytetarin e tij, i cili kishte rënë pre e grabitjes në vendin e tij të punës, në një pikë të këmbimit valutor.
Diskutime rreth kësaj post