Presidenti Bajram Begaj ka shprehur ngushëllime në selinë diplomatike të Turqisë në Tiranë, pas tërmetit tragjik që goditi disa rajone të vendit dhe la pas mijëra të vdekur e të plagosur.
“Sot shpreha ngushëllimet pranë Ambasadës së Turqisë, për tërmetin shkatërrimtar të datës 6 shkurt 2023.
Populli shqiptar, si dhe unë e kemi të vështirë të gjejmë fjalët e duhura për të ngushëlluar popullin vëlla turk dhe qetësuar sadopak zemrat e familjeve të të mbijetuarve.
Lutemi për një rimëkëmbje sa më të shpejtë fizike dhe shpirtërore të secilës familje të prekur nga kjo tragjedi”, shkruan presidenti Bajram Begaj, teksa ndan pamjet nga vizita në Ambasadën e Turqisë në Tiranë.
Diskutime rreth kësaj post