Presidenti Bajram Begaj ka pranuar propozimin e kryeministrit Edi Rama, duke dekretuar Taulant Ballën si ministër të Brendshëm dhe duke shkarkuar Bledi Çuçin.
Kujtojmë se Rama vendosi ta shkarkojë Çuçin pas publikimit në media të video skandalit të dhunës. Në video shfaqej fisi Rraja teksa po dhunonte barbarisht me shkopinj bezjbolli dy kushërinjtë Maja, për shkak se këta të fundit denoncuan në polici dëmet e shkaktuar nga gurorja në pronësi të Rrajave.
Gjithashtu, pas ngjarjes në Borizanë, dha dorëheqjen deputeti socialist, Rrahman Rraja, sepse familja e tij ishte ajo që dhunoi fisin Maja.
Tashmë që Balla do të jetë ministër i Brenshëm, pritet që postin e tij si kreu i Grupin Parlamentar të PS do ta marrë Sekretari i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri.
Një tjetër emër nga PS pritet që të vendoset kryetar i delegacionit të parlamentit të Shqipërisë në PE, si dhe zëvendës Kryetar i Këshillit Kombëtar të Integrimit, poste që deri tani i ka mbajtur Balla.
Diskutime rreth kësaj post