Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dekretuar këtë të shtunë shkarkimin e ministrave që largohen nga detyra, dhe njëkohësisht emërimin në detyrë të ministrave të rinj, të propozuar nga kryeministri Edi Rama.
Ndryshimet në kabinetin qeveritar, që u prezantuan nga kryeministri në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS:
Ministër i Financave dhe Ekonomisë-–ERVIN METE
Ministër për Europën dhe punët e jashtme – IGLI HASANI
Minisër i Arsimit dhe Sporteve – OGERTA MANASTIRLIU
Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rurual – ANILA DENAJ
Ministre e Shëndetësisë, – ALBANA KOÇIU
Ministre Shteti për Sipërmarrjen dhe klimën e Biznesit, – DELINA IBRAHIMAJ
Ministër shteti për pushtetin vendor, – ARBJAN MAZNIKU
Seanca e votimit të ministrave në Kuvend, do të bëhet të hënën në ora 14:00.
Pasi të votohen në Kuvend, ministrat e rinj do të betohen para presidenti, po të njëjtën ditë.
Diskutime rreth kësaj post