Presidenti austriak, Alexander Van der Bellen pas takimit me presidentin Bajram Begaj, ka shkuar në Kuvend, ku edhe foli për marrëdhëniet e ngushta mes Austrisë dhe Shqipërisë. Ai përmendi gjithashtu edhe mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë ndaj rrugës së Shqipërisë drejt integrimit evropian.
“Pas çdo aktiviteti që Austria zhvillojnë në Shqipëri qëndron një qëllim i madh dhe kjo është mbështetja e rrugës së Shqipërisë drejt BE-së. Austria ka qenë edhe është një nga ato vende anëtare që e mbështesin integrimin e Shqipërisë dhe për të cilët integrimi është një çështje zemre.
Për këtë mund t’ju thosha disa arsye si për shembull pozita gjeografike. Është e qartë që Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes së Evropës së përbashkët dhe prandaj Austria ka kohë që mbështet negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.“, tha ai.
Presidenti austriak përmendi gjithashtu edhe kontributin e shqiptarëve në Austri në jetën kulturore.
“Jam shumë i lumtur që jeta kulturore në Austri pasurohet nga artistë me origjinë shqiptare. Para 100 vitesh ka qenë Aleksandër Moisiu ai që mahniti publikun gjermano folës në skena dhe sot artistë si Eno Peçi, i cili po bën një karrierë mbresëlënëse si koreograf dhe solist i operas së Vjenës.“, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post