Ndërkohë që sot po mbahet në Tiranë konferenca “Sfidat e prokurorisë në dritën e reformës në drejtësi”, pjesë e së cilës është edhe ministrja Etilda Gjonaj, ka ardhur një reagim i fortë nga Presidenca.
Sipas zëdhënësit të Metës, Tedi Blushi, ndërkohë që ministrja e Drejtësisë akuzohet për 4 vepra penale dhe që të gjithë presin që prokuroria të vihet në lëvizje, Gjonaj bëhet pjesë, sipas tij, e frontit të Ramareformës.
Blushi shkruan gjithashtu se herën tjetër do të mblidhen më shumë se dje qytetarë në bulevard, duke paralajmëruar se protestat nuk do të ndalin.
“Tallja me Reformën në Drejtësi dhe bërja e ligjeve puçiste anti-kushtetuese pati meritë të madhe për të mbledhur kaq shumë shqiptarë kundër grushtit të shtetit, ku Ministrja e Drejtësisë, siç është provuar nga shkresat zyrtare, akuzohet për 4 vepra penale. Ndërsa të gjithë prisnin që Prokuroria të vepronte ndaj saj, sot e shohin si pjesë të frontit të Ramaformës në konferencën e Prokurorisë duke qenë edhe krenare! Pandëshkueshmëria, Padrejtësia dhe Pafytyrësia kanë arritur majat! Herën tjetër do mblidhen shumë herë më shumë se dje, shqiptarë të ndershëm dhe me dinjitet, që s’mund të pranojnë këtë Kryemaskaradë! TURP! SHAME ON YOU!
#PërKushtetutën #PërRepublikën #PërShqipërinë #PërKombin”, – shkruan Blushi.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post