Veç zërit të mrekullueshëm, një detaj tjetër që e diferencon Ermal Fejzullahun nga artistët e tjerë është edhe sensi i tij i humorit.
Këngëtari i njohur është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Zemër Luana”. Në një moment gjatë lojës, Ermalit i është kërkuar që të bëjë një premtim për partneren e tij, Ariana Fejzullahun. Nëse po prisni ndonjë premtim nga këto që jeni mësuar të dëgjoni shpesh, ky nuk është rasti.
“Unë i premtoj gruas time që nuk do të bëj më fëmiijë,”-është shprehur Ermali, ndërsa të pranishmit kanë shpërthyer në të qeshura.
Kujtojmë që Ariana dhe Ermali aktualisht kanë 4 fëmijë, 3 vajza dhe një djalë. Ana është anëtarja më e re e familjes dhe vajza më e vogël e çiftit.
Diskutime rreth kësaj post