Përplasja e Tottenham në Premier League (me Fulham) sonte është shtyrë, duke “zhytur” Premier League në më shumë telashe.
Kërkesa e Fulham për moszhvillimin e ndeshjes është vendosur në më pak se katër orë para llimit, duke tërbuar trajnerin e Spurs, Jose Mourinho, skuadra e të cilit tashmë kishte mbërritur për t’u përgatitur për llimin e orës 19:00.
Mourinho u tall me Premier League dhe “ligën më të mirë në botë” për mënyrën se si ekipi i tij u la në errësirë para se të dilte lajmi këtë pasdite.
Ndeshja e mbrëmjes së sotme është e treta që anulohet për shkak të një shpërthimi të Covid – dhe e dyta në dy ditë pasi Everton-Manchester City u shty pas një shpërthimi të një vatre të re në kampin “Etihad”.
Diskutime rreth kësaj post