Një veprim i fundit i aktores Sara Hoxha ka lënë të kuptohet se çifti i njohur i showbizit shqiptar, që janë dhe prindër të një vajze, kanë kapërcyer vështirësitë dhe mbase janë rikthyer bashkë.
Sara ka rikthyer të gjitha fotot në Instagram me Ledri Vulën. Kujtojmë që çifti prej muajsh përfliten se janë ndarë, por asnjëherë, asnjëri nga të dy, nuk kanë konfirmuar se nuk janë më bashkë.
Gjithçka u zbulua, kur Sara u shfaq e vetme në premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, ku edhe kishte një rol.
Ndonëse vetë blogerja u mundua ta përgënjeshtronte si lajm, shpejt u konfirmua nga menaxheri i Ledrit. Tashmë të gjitha detaje të çojnë të mendosh se mes tyre ka qenë një ndarje jo shumë e lehtë.
Prej javësh Sara po jeton jetën mes Tiranës dhe Prishtinës.
Influencerja Sara Hoxha ishte ndër pjesëmarrësit në premierën e filmit “5 Herë JO”, ku Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë protagonistët kryesorë.
Diskutime rreth kësaj post