Ndërhyrja e fundit kirurgjikale e ish-kryeministrit Fatos Nano në mushkëri ka rezultuar me sukses.
Burime nga spitali, bëjnë me dije se Nanos do t’i duhet kohë për t’u rikuperuar, pavarësisht se gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme.
Ish-kryeministri socialist ndodhet i shtruar në spital për shkak të një problemi kronik respirator që njihet me SPOK, sëmundje pulmonare dëmton rrugët e frymëmarrjes. Për këtë arsye Nanos i janë pastruar bronket.
Ndërhyrja shoqërohet me terapi, pasi sipas mjekëve rikuperimi kërkon kohë. Mjekët i kanë bërë një ndërhyrje kirurgjikale duke i vendosur një tub plastik, që po e ndihmon në furnizimin me oksigjen.
Kujtojmë se më 24 gushtit, Nano u shtrua në spital pasi kishte pasur probleme me frymëmarrjen.
Diskutime rreth kësaj post