Pasi rezultoi për disa ditë e humbur, është gjendur shëndosh e mirë vajza shqiptare që u zhduk në Irlandë.
Kështu pas kërkimeve të policisë dhe ndihmës së komunitetit të shqiptarëve atje, u bë e mundur gjetja e adoleshentes Olta Dodaj. Shqiptarja kishte ikur nga banesa të mërkurën e shkuar, ndërsa familjarët e saj të alarmuar kishin njoftuan policinë. 17-vjecarja ishte parë për herë të fundit rreth orës 14:45 të 11 prillit, në Newbridge.
Policia irlandeze, bëri apel për ndihmë edhe në komunitetin shqiptar që ndodhet në zonë. Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja si dhe arsyet se pse vajza ishte larguar nga shtëpia.
Diskutime rreth kësaj post