Frida Vokopola Gjoka dhe Albert Gjoka janë një çift bashkëshortësh, me profesion përkthyes, të cilët kanë përkthyer shumë libra. Të ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ata treguan vështirësitë që kishin kaluar në marrëdhënien e tyre derisa krijuan familjen në Itali.
“Jemi prej 32 vitesh në emigracion. Unë kam ikur në Gjermani që në fund të gushtit të 1990”, tha Alberti.
“Ndërsa unë kam ikur në Itali. Jemi njohur përpara se të iknim. Por në atë moment nuk ishe e mundur, të bëjë një zgjedhje që unë dua të shkoj në Gjermani. Unë arrita në Itali përpara dhe mbasi mora të drejtën e azilantit politik për arsye politike që kam patur në familje. Mora menjëherë dokumentin dhe u bashkuam në Gjermani. E kemi pasur shumë të lehtë bashkimin. Më pas u rikthyem në Itali, ku krijuam familjen tonë”, u shpreh Frida.
Sa i përket përkthimeve, Alberti u ndal ndër të tjera te mangësia që studiuesit shqiptarë kanë, duke thënë:
“Biblioteka e Vienës është shumë manhitëse sepse aty gjendjet i gjithë memoriali i Gadishullit Ilirik, mos të themi Ballkan se ja vunë për të humbur identitetit. Vjena është e famshme dhe mbi ne shqiptarët ka mbi 10 mijë dokumenta që fillojnë nga lashtësia.
Ne nuk kemi iniciatiava të nxjerrim në pah atë çfarë na kanë shkruar të tjerët se ne nuk kemi shkruar gjë në fakt. Ne si detyrë do të kishim ta përkthenim”.
Diskutime rreth kësaj post