Burime nga gjykata e Tiranës bëjnë me dije detaje të tjera nga padia e Xhensilës e cila jo vetëm kërkon që divorci të kryhet pa faj, por gjithashtu kërkon lënie për edukim dhe rritje të fëmijëve si edhe pension ushqimor prej 150 mijë lekë të vjetra për dy të miturit.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se gjyqtarja e çështjes Adelajda Gjuzi nuk ka caktuar ende datën e procesit të divorcit mes çiftit të famshëm, pasi e ktheu padinë pas për plotësime shtesë sepse nuk ishte e firmosur.
Në padi thuhet se “Paditësja Xhensila Kallaku dhe i padituri Besart Kallaku, kanë lidhur martesë ndërmjet tyre, të cilën e kanë celebruar në datë 13.06.2018, siç vërtetohet edhe nga certifikata e martesës e lëshuar nga Zyra e Gjendjes Civile 381, Njësia Administrative nr. 9. Palët ndërgjyqëse janë njohur me dashuri”, thuhet në kërkesën që ju depozitua për herë të dytë gjykatës nga avokatja e çështjes Donata Lepenica. Avokatja nuk dha asnjë koment për Top Channel për procesin.
Diskutime rreth kësaj post