Ditën e sotme Spiro Maliqi ka marrë detyrën e prefektit të Elbasanit. Ai zëvendëson në këtë post Klevis Xhoxhi i cili u zgjodh deputet në Elbasan në zgjedhjet e 25 Prillit.
“Sot më datë 07.06.2021, në ambientet e Institucionit të Prefektit të Qarkut Elbasan, me prezencën e Drejtoreshës të Drejtorisë së Koordinimit dhe Monitorimit të Prefekturave në Ministrinë e Brendshme Znj. Alma Mele,
Ish-Prefektit Z.Klevis Xhoxhi dhe Kryetarëve të bashkive të qarkut u bë prezantimi i Prefektit të sapo emëruar të Qarkut Elbasan Z.Spiro Maliqi”, – thuhet në njoftim.
Maliqi ka mbajtur më herët postin e shefit të kabinetit të Kryetarit të Bashkisë Elbasan.
Diskutime rreth kësaj post