Gazetari Preç Zogaj është shprehur se çdo gruaje që pajiset me urdhër mbrojtjeje duhet t’i jepet edhe një armë. I ftuar në studion e “Opinion”, ku po trajtohej tema e vrasjeve të grave në Shqipëri, Zogaj u shpreh se gratë duhen pajisur me armë. Madje, sipas gazetarëve, grave u duhet bërë edhe një kurs për armën dhe për vetëmbrojtjeje.
“Kur t’i jepet urdhëri i mbrojtjes, t’i jepet dhe arma. T’i jepen dhe armët grave që të vetëmbrohen. Nuk zgjidhet me edukim kjo punë. Arma është një gjë. Madje t’u bëhet dhe një kurs, ja urdhëro mere armën dhe mbrohu. Do presim të edukohen këta pas 500 vjetësh. Jemi gati 1000 vite mbrapa me qytetërimin ne,” – u shpreh Preç Zogaj në “Opinion”.
Diskutime rreth kësaj post