Deputeti i opozitës Lefter Maliqi tha se qeveria po bën emërime skandaloze dhe të rënda. Sipas tij e vetmja zgjidhje në këtë situatë janë zgjedhjet e parakoshme.
Lefter Maliqi:
“Turp, skandal Rilindja e krimit emeron drejtor te pergjithshem te burgjeve me dosje te zeze, nga kapter i liruar per shkelje te renda me pas i shkarkuar me shkelje te renda me diplom kristali e gradon pa asnje merit ne aftesi, profesion e parti. Klanet mafioze prane Rames bejne emerime te tilla njelloj sic vendosin kryebashkiak e deputet me te shkuar te erret kriminale. Zgjedhjet e parakohshme e vetmja zgjidhje per te ardhmen e sigurt te vendit. Beteja per te drejten vazhdon, ska kthim prapa deri sa kjo e drejt te triumfoj mbi te keqen, paaftesin, servilizmin, korrupsionin.”
Diskutime rreth kësaj post