Nënkryetarja e Partisë Demokratike Grida Duma ka hedhur poshtë deklaratat se, përjashtimi i Flamur Nokës nga nënkryetar i Komisionit të Sigurisë, ka ardhur për shkak të mendimit ndryshe. Ajo tha se kjo nuk ka ndodhur për shkak të lirisë së fjalës, por për shkak të interpretimit ndryshe të asaj që ka ndodhur në mbledhje.
“Situata nuk është e zakontë dhe ka ngjarje jashtë këtij normaliteti, i cili duhet kuptuar siç është nuk ka ndodhur për shkak të kritikës e mendimit ndryshe dhe lirisë së fjalës. Por kushdo që ka mendim ndryshe, por bën brenda dhe jashtë dyerve dhe pasi del nga një mbledhje. Në asnjë moment nuk ka të bëjë me zërin ndryshe, apo kundër, por ajo që është diskutuar në mbledhje nuk është ajo që ka dalë në publik, nuk ka ndodhur që kreu i PD t’i drejtohet vetëm me mbrojtje e kujdes anëtarësisë së PD”, tha ajo për Debat në A2 CNN.
Diskutime rreth kësaj post