Vetëm një ditë pasi Ben Blushi deklaroi se do të garojë në kongresin socialist si alternativë ndaj Edi Ramës për drejtimin e Partisë Socialiste, menjëherë në dy televizionet kryesore të vendit kanë dalë “ushtarët” e kryeministrit duke e mbyllur garën ende pa filluar.
Fillimisht ishte zv. kryeministri Niko Peleshi që deklaroi për Tv Klan se në Partinë Socialiste nuk do të ketë një garë për zgjedhjen e kryetarit të partisë. Peleshi tha se kongresi sipas statutit do të shprehet vetëm për të rikonfirmuar mandatin e kryetarit aktual.
Dhe për ta konfirmuar akoma më shumë mungesën e garës, ka menduar edhe deputeti Taulant Balla që ka folur për televizion tjetër të madh, Top Channel. Duke thënë se në kongres do ketë vetëm rikonfirmim të kryetarit aktual Rama sipas modelit laburist britanik.
Por nga ana tjetër Ben Blushi thotë se Edi Rama po shkel statutin e partisë dhe se është i vetmi lider në botë që nuk bën zgjidhje në parti.
Por përtej debatit për statutin e PS-së, pyetja është se pse Edi Rama nuk kërkon të garojë me Ben Blushin, kur është e qartë se kryetari aktual i PS-së do të rifitonte për shumë faktorë. Një ndër to është se Rama ka kontrollin e plotë të partisë, ku i gjithë grupi parlamentar është në shërbim të tij, po ashtu edhe krerët e degëve në rrethe. Ndërkohë që edhe pjesa më e madhe medias është në shërbim të Ramës për tenderit që po marrin nga qeveria. Dhe Blushi me këtë makineri të rëndë përpara tij do ta kishte shumë të vështirë të fitonte kundër Ramës.
E vërteta pse Rama nuk kërkon garë është tek pasardhësi i tij në parti.
Portali “tesheshi.com” shkruante dje se në PS ekziston një plan që deri tani po mbahet sekret. Plani është që njeriu që do të kandidojë me Edi Ramën për kryetar të PS-së pritet që të caktohet automatikisht numri dy i partisë, kjo dhe për shkak të votave të anëtarësisë që do marrë. Ky portal shkruan më tej se Edi Rama ka theksuar se kush merr vota për kryetarin e partisë por nuk fiton, automatikisht është caktuar dhe zëvendësi i tij dhe nuk mund të përjashtohet, por të jetë pjesë e grupit përfaqësues, duke u profilizuar si zëvendësues i mundshëm i kryeministrit nëse do të ketë një largim apo dorëheqje.
Dhe nga këtu del edhe skema pse Edi Rama nuk kërkon të bëjë garë me Blushin, që ky i fundit të mos ketë asnjë mundësi për të marrë kryesimin e partisë në të ardhmen.
Partia Socialiste do ti zhvillojë zgjedhjet për zgjedhjen e kryetarit në vitin 2017. Në këtë mënyrë planifikohet që në garë për kreun e PS-së të hyjnë në garë edhe beniaminët e Ramës në PS, ku përflitet që mund të garojë njëri mes Saimir Tahirit dhe Erion Veliajt. Në këtë mënyrë kandidati (njëri mes Veliajt dhe Tahirit) që do të marrë më pak më pak vota se Edi Rama, do të jetë automatikisht zëvendësi i Edi Ramës.
Diskutime rreth kësaj post