Gara për Shkodrën më 14 maj do të jetë interesante edhe për shkak të lëvizjes së Agron Çelës. Gazetarja Eksiola Shehu komentoi në “Now me Erla Mëhillin” se bëhet fjalë për një faktor të rëndësishëm që i është bashkuar Partisë Socialiste.
“Partia e Lirisë, dikur Lëvizja Socialiste për Integrim në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021 ka fituar 4 mandate, nga të cilët një prej tyre në qarkun e Shkodrës dhe është një faktor i rëndësishëm në Shkodër,” – u shpreh Shehu.
Gazetarja solli në vëmendje edhe mbështetjen që PS ka nga Partia Socialdemokrate e Tom Doshit.
“Pra, kemi votat e Partisë Socialiste, mbështetjen e Agron Çelës, nga ana tjetër votat e partisë Socialdemokrate. Nëse do të kemi një raport e kemi 3 me 1, Parti Demokratike të përçarë dhe nuk e dimë nëse do të ketë një kandidat zoti Alibeaj në Shkodër,” – sqaroi Shehu.
Diskutime rreth kësaj post