Krijohet me vendim qeverie drejtoria antikorrupsion, një strukturë që do të jetë në varësi të Ministrisë së Drejtësisë dhe objekt ka pastrimin e institucioneve shtetërore nga zyrtarë të korruptuar.
Deputeti demokrat Luçiano Boçi deklaroi se krijimi i kësaj agjencie është më shumë një truk i radhës i kësaj qeverie, pasi sipas tij për të luftuar korrupsionin duhet vullnet politik.
“Politika me krimin ka përmasa ulëritëse në Shqipëri dhe është shtrirë dhe në administratën e lartë. Krijimi i kësaj agjencie më duket si truk i radhës i kësaj qeverie, është sipas asaj formulës kur nuk do ta zgjidhësh këtë problem ngre një strukturë. Rama në 2013 e ka nisur qeverisjen e tij me sloganin jo korrupsion. Pati disa dhe këto janë fake dhe nuk qëndron problemi të krijimi i një agjencie për të luftuar korrupsionin. Duhet vullnet për të luftuar atë dhe për të lënë të lirë drejtësinë. Nuk është çështje agjencie por çështje vullneti politik dhe shkëputja e influencës ndaj SPAKut. Do thoja se më shumë përdoret si derë shpëtimi pasi ku është OFL? Dhe sot nuk ekziston dhe kjo agjenci për çfarë i duhet Ramës. Për të shpëtuar fytyrën e vetë të korruptuar. SPAK të nisë me vetingun e politikanëve dhe më pas në nivelet e tjera”, tha Luçiano Boçi në MCN TV.
Diskutime rreth kësaj post