Ligoraq Karamelo, numri dy i PBDNJ-së pranoi mandatin e deputetit të opozitës në Korçë, por kjo i ka kushtuar.
Ai ka denoncuar tre persona të cilët sipas tij kanë tentuar ta godasin dhe e kanë kërcënuar me jetë.
Por Karamelo ka treguar pavarësisht pengesave nuk ka ndërmend të tërhiqet.
“Kam qene duke dale nga lokali kur u kercenova. Tre personat temtuan te me godasin me quajten tradhetar. Nuk terhiqem nga mandati i deputetit. Bera denoncimin. Njeri prej tyre eshte shoqeruar”, eshte shprehur ai.
Kujtojmë se Karamelo është një prej kandidatëve në listën e PD, i cili pranoi mandatin e deputetit, pavarësisht vendimit politik të opozitës për djegie në bllok. /albeu
Diskutime rreth kësaj post