Fundjavën që lamë pas Rudina Dembacaj pranoi divorcin nga bashëkshorti dhe u konfirmua lidhja e sa me ish-deputetin Mark Frrokun. Për aktoren tashmë ka nisur një periudhë e re në jetën e saj.
Pas suksesit me emisionin që drejton, me ndihmën e të dashurit të saj, tashmë po provon veten edhe si bizneswomen. Gjatë promovimit të restorantit të saj, Dembacaj falënderoi publikisht Markun për ndihmën që i ka dhënë.
Nga ana tjetër, jeta vijon krejt normalisht për ish-bashkëshortin e saj, Aleksandrin. Në rrjetet sociale ai ka larguar tashmë të gjitha fotot që kishte me Rudinën, duke lënë vetëm ato ku është me vajzën e tyre. Fundjava për Aleksandrin ka qenë krejt e qetë.
Ai ka zgjedhur të kalojë kohë me vogëlushen e tij, duke postuar video ku shihet Viktoria gjatë drekës me babain e saj. Kujtojmë se ish-bashkëshorti i aktores u bë i njohur fal postimeve të shumta që ajo ndante me fansat.
Të ftuar në studio televizive, dyshja fliste për një histori të bukur dashurie që shpesh u kurorëzua edhe në martesë. Megjithatë duket se tashmë gjithçka është lënë pas. Rudina do të vijojë të jetë kryefjala e mediave për shkak të lidhjes së saj të re, e ndërkaq Aleksandri do t’i largohet pak nga pak famës që mori nga ish-bashkëshortja.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post