Pranohet gjykim i shkurtuar për prokurorin e 29 mijë eurove
Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar ndaj prokurorit të Krujës Haxhi Giu dhe të ndaluarit tjeter Aleks Shpori.
Giu dyshohet se ka marrë nga Shpori shumën e 29 mijë eurove në shkëmbim të ndryshimit të masës së sigurisë.
Vetë Giu nuk e ka pranuar akuzën, ndërsa ai u arrestua nga policia në flagrancë. Mbi dy të ndaluarit rëndon akuza e korrupsionit aktiv.
Diskutime rreth kësaj post