Për pranimet në universitet kusht do të jetë vetëm mesatarja e tre viteve të shkollës së mesme.
Në mbledhjen e sotme të Senatit Akademik, Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule deklaroi se nuk do të ketë konkurse siç është përfolur më parë.
Kule bëri të ditur se 50% e vlerësimit për maturantët i takon mesatares së tre viteve dhe 50% i tako mesatares së grupit të lëndëve sipas drejtimeve të kërkuara.
Sipas këtij vendimi, dy do të jenë institucionet kryesore që vendosin për pranimet në universitet, qeveria e cila vendos një mesatare dysheme dhe universiteti i cili përcakton kriteret e veta.
Gjithashtu një ndryshim tjetër që prek arsimin e lartë është edhe shpallja e fituesve në universitete që në muajin korrik, dhe jo në shtator siç ishte me ligjin e vjetër.
Këto ndryshime hyjnë në fuqi për maturantët e këtij viti. Me ligjin e vjetër, një nxënës që mbaronte tre vitet e gjimnazit, kishte si kriter për pranimin në universitet, provimet e maturës shtetërore dhe mesataren e tre viteve që përkthehej në pikë.
Diskutime rreth kësaj post