Analisti Lutfi Dervishi thotë se prani e ambasadorëve në zgjedhje tregon që zgjedhjet nuk janë pa probleme, pasi sipas tij mungon arbitri i brendshëm.Në studion e A2 CNN, ai tha se ata që kërkojnë pushtet janë në ankth nga pjesëmarrja e qytetarëve.
Reagimi i Dervishit:
“Prania e ambasadorëve, e zmadhuar tregon që zgjedhjet nuk janë pa probleme, prania e arbitrit të jashtëm tregon që mungon arbitri i brendshëm. Është e vetmja ditë që ata që kërkojnë pushtet janë në ankth se nuk janë të sigurt dhe përqindja e lartë e pjesëmarrjes. Tirana duhet të jetë 60%”-tha ai.
Diskutime rreth kësaj post