Në Kurbini policia arrestoi një 40-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimin e tij në Itali.
Policia raporton se në pranga u vendos Denis Prodani, që njihej ndryshe edhe me emrat Gentian Lisi, Gentian Gjonaj, Bledi Gjonaj.
Interpol Roma e kishte shpallur në kërkim, pasi në korrik të vitit 2005, ndaj tij ishte dhënë masa e sigurisë “Arrest me burg” për vjedhje.
Gjithashtu nga Prokuroria e Përgjithshme Pranë Gjykatës së Apelit Venecia, është nxjerrë urdhri i datës 15.11.2017 , ndaj shtetasit të lartpërmendur i cili ka për të kryer dënimin me 14 vjet, 8 muaj dhe 28 ditë burgim për veprat penale “ Vjedhje” dhe “Vjedhje e rënduar”.
Diskutime rreth kësaj post