Policia njoftoi sot se nga Interpol Haga në bashkëpunim me Z.Q.K.Interpol Tirana, u bë i mundur arrestimi provizor në Hollandë me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar F.P, 31 vjeç, lindur në Pukë. Ai eshte shqiptari i shumëkërkuar Fatmir Pjetri.
Pjetri, një prej të akuzuarve si pjestar i ‘Bandës së Babagjyshëve’ teksa ka folur ne vitin 2014 për News24, ka akuzuar policinë se nuk ka asnjë fakt dhe provë, por shpik sajesa për emrin e tij.
“Nuk e di cili shpik për emrin tim, jam i pafajshëm. Policia të më akuzojë me fakte reale, jo me sajesa”.
Pjetri kishte rrëfyer se policia në biznesin që ai administron ka sekuestruar sende të klientëve duke i konsideruar si të vjedhura.
“Policia ka hyrë në biznesin tim para disa ditësh dhe ka sekuestruar florinj, celularë. Ato që sekuestroi policia janë të klientëve, jo të bandës. Kam kopje kartash të klientëve që kanë lënë mallin peng. Agustin Sula vinte shpesh në dyqanin tim dhe merrte para për të blerë drogë. Ai është një person i dënuar me 23 vite burg. tani një pyetje kam. Si mund të merret parasysh fjala e një të droguari?”.
Por i akuzuari si anëtar i Bandës së Babagjyshëve lëshon dhe një akuzë tjetër ndaj policisë.
“Në polici jam rrahur nga drejtues të lartë te policise”.
Diskutime rreth kësaj post