Policia Kufitare kap dhe arreston një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Efektivat e Policisë Kufitare Rinas bënë kapjen dhe arrestimin provizor të shtetasit Viron Hoxha, 59 vjeç, lindur në Durrës dhe banues në New Jearsy –SHBA, me shtetesi Shqiptare dhe Amerikane.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë për arsye se nga kontrolli i bërë në sistemin e Interpolit ka rezultuar, person në kërkim ndërkombetar nga shteti Italian per veprat penale ” Pjesmarrje në Organizata kriminale” dhe “Trafikim të lëndëve narkotike” .
Ky shtetas është i dënuar nga Gjykata e Milanos Itali me 9 vjet 5 muaj dhe 7 ditë burg. Personi i lartpërmendur është kapur në hyrje për në Republikën e Shqipërisë. Personi në kërkim u dërgua në ambjentet e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë. Arrestimi provizor i tij u bë me qëllim ekstradimi për në Itali.
Diskutime rreth kësaj post