Pranga ish-regjistruesit të Hipotekës në Lushnje
Një ish-regjistrues në hipotekën e Lushnjes u arrestua nga policia me akuzën e korrupsionit pasiv.
Elvis Bajaziti u ndalua nga sektori për Krimin Ekonomik në Policinë e Fierit në kuadër të operacionit të koduar “Ndëshkimi”.
Ndaj këtij shtetasi, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”.
Bajaziti akuzohet për korrupsion pasiv gjatë periudhës që mbante detyrën e regjistruarit të pasurive të paluajtshme në ZRVPP-në e Lushnjes.
Diskutime rreth kësaj post