Një komision bipartizan në Kongresin amerikan po punon për hartimin e një projektligji që “njeh përgjegjësinë e Arabisë Saudite” në sulmet e 11 Shtatorit 2011.
Kjo rezolutë ka shqetësuar Riadin dhe sipas asaj që raporton New York Times, ministri i Jashtëm saudit, Adel al-Jubeir ka njoftuar administratën Obama se vendi i tij do të shesë 750 miliardë asete që zotëron në SHBA.
Al-Juberi ka njoftuar edhe ligjvënësit amerikanë duke argumentuar se kalimi i rezolutës mund të pasojë më vonë një ligj dhe në bazë të kësaj, gjykatat amerikane mund të ngrinin këto asete.
Administrata e presidentit Obama është duke u përpjekur që të ndalojë kalimin e këtij propozimi të komisionit bipartizan.
Ky zhvillim mbërrin në një kohë kur mediat kanë nisur të shkruajnë për raportin sekret prej 28 faqesh, i hartuar nga komisioni hetimor që u ngrit për zbardhjen e sulmeve terroriste.
Emisioni investigativ “60 minutes” thotë se Arabia Saudite “tërthorazi” ka luajtur një rol të rëndësishëm në këto sulme dhe si aktor këtu përmendet dhe ambasadori saudit në SHBA në atë kohë.
Diskutime rreth kësaj post