Cilësohet si një nga pozicionet më bazike, por pozicioni ‘i misionarit’ është në fakt një nga më të rrezikshmit, thuhet sipas doktorëve.
Në një studim të ri të quajtur “marrëdhënia mes pozicionit seksual dhe frakturës në penis” nga Gazeta Ndërkombëtare për Hulumtim të Impotencës, doktorët analizuan cilat pozicione të seksit janë më të rrezikshmet për meshkujt.
Studimi gjeti se “doggy style” (stili qenit) është më i rrezikshmi, me 41% të rasteve me frakturë penile që ndodhnin si pasojë e këtij pozicioni seksual, transmeton Gazeta Express.
Pozicioni misionar, me mashkullin mbi femrën, ishte në vendin e dytë, si shkaktari i 25% të rasteve me frakturë penile, ndjekur nga seksi me femrën sipër në top treshe.
Pavarësisht se është një nga pozicionet më të rrezikshme, ‘doggy style’ mund të çojë në dëmtim edhe të kockave të legenit të femrës, duke e bërë atë që të thyhet.
Diskutime rreth kësaj post